Transmetuar më 12-09-2019, 20:19

Një debat televiziv mes dy deputetëve, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, në studion televizive të T7, bëri që kjo ngjarje të komentohet gjerësisht në media.

Reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila mesa duket nuk është aspak e kënaqur me debatet e fushatës zgjedhore.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka krahasuar atmosferën e debatit politik aspak pozitiv, me atë të ndeshjes së futbollit, referuar takimit Angli-Kosovë, ndeshje e cila dhuroi atmosferë të jashtëzakonshme për tifozët, pavarësisht humbjes, 5-3.

“Çfarë debatesh? Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory.

Dy deputetët raportohet se janë rrahur pas emisionit. Kujtojmë se Dardan molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Ishte përfolur se Leonora po bënte një lëvizje drejt politikës, por duket një gjë e tillë nuk ndodhi.

/a.m/NOA.al