Transmetuar më 12-09-2019, 20:24

Alban Hoxha dhe Çiljeta vijojnë të jenë bashkë, teksa kanë publikuar foto në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Të dy kanë pozuar në të njëjtën makinë, çka vërteton se kanë qenë bashkë.

Ata kanë publikuar nëpër llogaritë e tyre përkatëse foto ku duken të dy duke pozuar pas një makine të zezë të tipit BMW.

Pak ditë më parë, këngëtarja publikoi në po të njëjtin rrjet social një video ku shfaqej në shoqërinë e motrave të futbollistit Hoxha.

Ishte pikërisht ky postim nga ana e saj që konfirmoi fillimisht dyshimet se dyshja e ka kaluar marrëdhënien e tyre të fshehtë në një stad më serioz. /k.k/noa.al/