Transmetuar më 12-09-2019, 20:51

Katër persona janë vrarë dhe më shumë se dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm i raportuar si terrorist në Turqi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Sipas medieve turke, një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave dhe policia. /k.k/noa.al/