Transmetuar më 13-09-2019, 07:39

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka kaluar një darkë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Një darkë e thjeshtë dhe e lirshme mes tyre, ku sigurisht nuk mund të mungonte vera.

Ka qenë Besi ai që ka publikuar një fotografi nga darka, teksa shkruan se djathin dhe domatet i solli ai, ndërsa verën Presidenti.

“Darkë me djathë nga Korabi, unë solla domotet e Ijes nga Bubqi, Presidenti solli verën nga Berati”, shkruan Besi.

Pak ditë më parë edhe Meta edhe Besi ngjitën malin e Korabit, ndërsa miqësia mes tyre është bërë publike ndër vite. /a.y/noa.al