Transmetuar më 13-09-2019, 07:58

Teksa vetëm pak ditë ndajnë nga dasma mes këngëtarit Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika, zbulohet se ku do e kalojnë muajin e mjaltit.

Ka qenë Afrona ajo që ka publikuar një foto në Instastory nga Hawaii duke shkruar “Me zi po pres”.

Çifti do të martohen në 21 shtator, në një ceremoni me qindra të ftuar, e cila do të mbahet në Shëngjin.

Përgatitjeve të dasmës po ju vjen fundi dhe tashmë, ata kanë ndarë edhe vendin ku do të kalojnë muajin e mjaltit.

Mësohet se çifti ka blerë edhe një shtëpi prej 350 mijë euro në Prishtinë, ku do të jetojnë pas dasmës. /a.y/noa.al