Transmetuar më 13-09-2019, 16:03

Një person ka humbur jetën mesditën e kësaj të premte në Theth, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, me profesion shofer teksa po shkarkonte tulla nga mjeti që drejtonte, ra në kontakt me energjinë elektrike, për pasojë ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar policia, e cila është nisur në vendin e ngjarjes./b.l/noa.al/