Transmetuar më 13-09-2019, 16:38

Këngëtarja Enca Haxhia ka nisur pushimet, pas impenjimeve të shumta që pati gjatë verës.

Prej disa ditësh ajo ndodhet në Turqi, së bashku me familjen.

Në profilin e saj në “Instagram,”, Enca ka publikuar imazhe “përvëluese”.

Ajo ka zbuluar se këto pushime po i përdor për të marrë energji për pjesën tjetër të vitit.

“Bisha po mbushet me energji për një super vit”, shkruan Enca krahas fotos së saj.

Ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë komentuar gjerësisht format e saj bombastike.

Enca shfaqet vazhdimisht seksi, e veshur me rroba banja, sa herë që shkon në plazh./a.m/NOA.al