Rumuni arrestohet në aeroport me qindra mjete identifikimi të vjedhura
Transmetuar më 13-09-2019, 16:58

Arrestohet në aeroportin ndërkombëtar të Athinës "Eleftherios Venizelos", pas një kontrolli policor një shtetas rumun, të cilit iu sekuestruan me qindra mjete dhe dokumente identifikimi të personave me kombësi të ndryshme .

Nisur nga rasti i veçantë dhe veprimtaria e tij, çështja po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme të Athinës, ndërsa shtetasi rumun ka pranuar se me qindra mjete identifikimi janë vjedhur, ndërsa po hetohet mënyra sesi ato kanë përfunduar në duart e tij dhe cili ka qenë qëllimi.

Të arrestuarit iu gjetën plot 401 dokumente udhëtimi (pasaporta, letërnjoftime) nga vende të ndryshme, të cilat u sekuestruan.

Një hetim nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve zbuloi se shumica e këtyre dokumenteve ishin vjedhur, përvetësuar ose u kishin humbur personave të cilët i dispononin.

Hetimi policor po vazhdon për përcaktimin e  masës së veprimtarisë së saj të paligjshme, si dhe për identifikimin  e bashkëpunëtorëve të mundshëm të tij në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet greke kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve rumunë. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...