Transmetuar më 13-09-2019, 19:19

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek kolaudimi i automjeteve.

Bëhet e ditur se i lënduar ka mbetur një person që po ecte me biçikletë dhe u përplas nga një kamionçinë.

47-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës, në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj. /k.k/noa.al/