Transmetuar më 13-09-2019, 20:52

Dy asteroidë me përmasa të mëdha dhe serioze po i afrohen Tokës, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga NASA.

Ekipi i mbrojtjes planetare të NASA konfirmoi se po gjurmon dy shkëmbinjtë hapësinorë, të cilët njihen si "objekte afër Tokës".

I pari quhet "asteroidi 2010 C01" dhe vlerësohet të jetë ndërmjet 120 dhe 260 metra në madhësi dhe do të kalojë pranë Tokës, rreth orës 11:42 paraditen e nesërme ( ose pak para orës 6 të mëngjesit të 14 shtatorit me orën e Europës).

Asteroidi i dytë mban emrin "2000 QW7". Besohet se do të ketë gjerësi deri në 650 metra dhe do të kalojë më vonë në 7:54 pasdite, më 14 shtator (rreth orës 00:54 në 15 shtator me kohën Europiane).

Objektet Afër Tokës (NEO) janë asteroide dhe kometa që lëvizin në Sistemin Diellor.

"Këto asteroide janë vëzhguar mirë – i pari që nga viti 2000 dhe tjetri që nga viti 2010" dhe orbitat e tyre janë shumë të njohura," – tha Lindley Johnson, oficer i mbrojtjes planetare në Zyrën e Koordinimit të Mbrojtjes Planetike, të NASA. "Të dy këta asteroide do të kalojnë rreth 14 distanca hënore nga Toka, ose rreth 3.5 milion milje larg. Por shumë asteroidë të vegjël kalojnë pranë Tokës gjatë gjithë kohës dhe nuk paraqesin probleme.”

Kjo do të thotë që asteroidet e mëdha nuk do të godasin Tokën – dhe ky është një lajm fantastik.

Nasa dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës kanë bashkuar forcat për të mbrojtur Tokën nga kërcënimet e mundshme në hapësirë. Studiuesit dhe inxhinierët e anijeve hapësinore nga e gjithë Evropa dhe SH.B.A., u takuan në Romë këtë javë për të diskutuar mbi një mision të përbashkët, për të "shkatërruar" një shkëmb hapësinor, si dhe "të provojnë teknikën me një metodë të zbatueshme të mbrojtjes planetare".

Nëse ato do të kishin ndonjë rrezik serioz, ishte planifikuar shkatërrimi i tyre në hapësirë.

/a/m/NOA.al