Transmetuar më 13-09-2019, 23:35

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për zjarrvënie.

Mediat greke raportojnë se një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia për zjarrvënie.

Ai dyshohet si autor i dy zjarreve në fshatin San Marco në Korfuz.

Ngjarja  ndodhi pasditen e kësaj të premteje.

Ndërkaq, 39-vjeçari,identiteti i të cili nuk bëhet i ditur  sipas mediave greke ka pranuar zjarrvënien, por është dërguar për një vlerësim psiqik në spital.

Flakët vunë në rrezik edhe banesat.

Shërbimit i shpejtë i zjarrfikësve si dhe vullnetarë bënë të mundur shuarjen e zjarrit.