Transmetuar më 14-09-2019, 07:42

Moderatorja Fjodora Fjora, është nënë e vetme e një djali, të cilin e ka adoptuar qysh kur ishte fare i vogël.

Lidhja mes tyre është shumë e ngushtë dhe Fjodora nuk i kursen momentet me të në rrjetet sociale.

Por teksa me sezonin e ri Fjodora ka nisur punën, i biri ka nisur të ndjejë mungesën e saj.

Kështu i biri i ka bërë një surprizë emocionuese, teksa me kuba ka ndërtuar një godinë të lartë.

“Ai bëri një ndërtesë të tërë për mua… Më tha që kur të rritet do të ndërtojë një të vërtetë ku unë thjesht mund të qëndroj dhe të mos më duhet të punoj më. Besoj se donte të thoshte që të qëndroj pak më shumë me të në shtëpi”, shkruan Fjodora. /a.y/noa.al