Transmetuar më 14-09-2019, 07:58

Pas ndarjes nga Robert Berisha, duket se Nora Istrefi ka bërë paqe me Tunën.

Kjo pasi Roberti dhe Tuna patën një sherr mes tyre, çka çoi edhe në shkëputjen mes dy mikeve.

Por duket se ndarja me Robertin i ka çuar gjërat në vend, pasi Nora është fotografuar në lokal duke pirë kafe me Tunën.

Ato shihen në lokal me stilistin Valdrin Sahiti dhe bashkëshorten e tij, takim i cili vjen pas shumë kohësh.

Nora dhe Tuna janë ulur në krahë të njëra tjetrës dhe shihen duke biseduar. /a.y/noa.al