Transmetuar më 14-09-2019, 08:19

Një rast i veçantë i dhurimit të pushimeve në Sardegna, në Conad di Sassari të Italisë.

Një shitëse rreth 50 vjeçe, e prekur nga tumori i gjirit, mundi të mungojë në punë pa problem, për shkak se kolegët e saj i dhuruan pushimet e tyre.

Gruaja e martuar dhe me një fëmijë, e zbuloi tumorin një vit më parë.

Që nga ai moment i është nënshtruar një sërë vizitash dhe analizash si dhe nisi një terapi, e cila i ezauroi të gjitha pushimet e mundshme.

E vetmja alternativë për të ishte që të shkëputej nga puna, por kolegët e saj vendosën që ajo të mos humbte punën, duke i dhuruar pushimet e tyre vjetore.

Rasti në fjalë po bën bujë, si një model frymëzimi. /a.y/noa.al