Transmetuar më 14-09-2019, 08:51
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Në zonën e Sukthit mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori G.H., 52 vjeç gjeti vdekjen në vend.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al