Transmetuar më 14-09-2019, 09:24

Princesha Charlotte e Anglisë, vajza e William dhe Kate Middleton ka fituar një nofkë të veçantë në kopsht.

Ajo është etiketuar si “princesha luftëtare”, një pseudonim për shkak të natyrës së saj rebele dhe si djalë.

Këtë gjë e ka zbuluar ekspertja e familjes mbretërore Katie Nicholl, e cila së fundmi është marrë me vajzën e princit të kurorës William.

Duke folur teksa ishte e ftuar në ‘Entertainment Tonight’, shkrimtarja tha, “Pseudonimi që vogëlushja ka marrë në kopsht është ‘princesha luftëtare’. Pyes veten nëse ky pseudonim do i mbetet edhe në vijim. E ka fituar këtë pseudonim jo sepse është princeshë, por sepse ka natyrë djali”.

Sipas Nicholl, ajo pëlqen të kacavirret në pemë dhe është natyrë aventuriere. /a.y/noa.al