Transmetuar më 14-09-2019, 09:34

Kthehen nga pushimet, i çojnë fëmijët në shkollë dhe zbulojnë se banjat janë bërë uniseks.

Është kjo ajo që ka ndodhur në shkollën fillore të Deanesfield, në Queens Ëalk të South Ruislip, në zonën perëndimore të Londrës.

Të zënë në befasi nga instituti shkollor, prindërit e nxënësve janë inatosur.

Nuk ishin informuar për ndryshimin e bërë dhe tashmë kanë bërë një peticion për të forcuar shkollën.

Sipas prindërve disa nga vajzat janë aq në siklet që ndajnë të njëjtën banjë me djemtë, aq sa i mbajnë nevojat personale deri në shtëpi.

Po ashtu prindërit pretendojnë se fëmijët mund t kenë probleme me veshkat, shkruan noa.al.

Ndërkohë një zëdhënës i shkollës fillore të Deanesfield, deklaroi se “Do të komunikojmë me prindërit lidhur me ndryshimet e bëra për shërbimet higjienike sa më parë. Për çdo shqetësim të prindërve, personeli i shkollës është këtu për ti mbështetur”. /a.y/noa.al