Transmetuar më 14-09-2019, 03:43

E titulluar “Aooa kush ash n’dere” premira e kësaj shfaqje është mirëpritur nga spektatori shkodran, i cili duartrokiti gjatë këtë show të radhës që erdhi si një gërshetim në mes të artisteve të rinj dhe atyre me përvojë.

Materiale të përgatitura më shumë shije artistike, tema të jetës së përditshme të ndërthura me humorin tipik shkodran erdhën të përpunuara me finese nga aktori dhe regjisori i mirënjohur Sandër Ruçi.

Ai rikthehet kështu pas një viti në skenë duke realizuar një tjetër projekt artistik.

Prej 14- vitesh në mes Amerikës dhe Shqipërisë, por shpirtërisht gjithmonë në Shkodër, Sandër Ruçi edhe në këtë shfaqje të radhës ka përgatitur çdo gjë vetë duke u paraqitur në disa profile aktor, prezantues, regjisor dhe producent.