Transmetuar më 14-09-2019, 10:15

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkaktuar shkrumbimin e katit të tretë të një pallati në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-kooperativa “Partizani”, ku ka rënë zjarr ne katin e tretë të një pallati, kati i fundit i banimit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, çka ka bërë që të digjen katër hyrje.

Të miturit në gjendje asfiksie janë dërguar në spital, ku pas ndihmës së marrë nga mjekët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al