Transmetuar më 14-09-2019, 11:31
Foto ilustruese

Një punëtor i cili ishte duke bërë disa rregullime në një banesë në Tiranë, ka mbetur i plagosur nga i zoti i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e premte, ku si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i Stefan Agollit, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ai akuzohet se në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin Dashamir Lecini, 51 vjeç i cili ka qenë duke kryer punime në banesën e tij.

I dëmtuari Dashamir Lecini, aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A. /a.y/noa.al