Transmetuar më 14-09-2019, 12:22

Gjykata e Apelit të Tiranë, lë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit për Izet Haxhinë.

Kështu është rrëzuar kërkesa e Haxhis për lirimin e tij, i cili kërkoi të linte qelinë për shkak se i ka përfunduar afati i burgosjes.

Avokati mbrojtës pretendoi se Haxhisë duhet ti llogaritet edhe koha e qëndrimit në burg në Turqi, ku pretendoi një ditë pas hekurave llogaritet si tre.

Nga ana e tij duke folur në gjykatë, Haxhia ka thënë se nuk i është shmangur drejtësisë.

“Për tu përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të njihem me akuzat. Kërkoj nga ju të jepni vendime të drejta dhe të jeni të paanshëm pasi çështja ime po trajtohet politikisht”, deklaroi Haxhia.

Ish-truproja e Sali Berishës, është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia nuk e ka pranuar kurrë një akuzë të tillë, madje ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike. /a.y/noa.al