Transmetuar më 14-09-2019, 14:10

Një i moshuar në Librazhd është vetëhedhur paraditen e sotme nga ura që kalon mbi lumin Shkumbin, në hyrje të këtij qyteti, duke gjetur vdekjen.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i moshuari, Shaqir Facja, rreth moshës 75-vjeç, vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga lumi, pak momente pas ngjarjes së rëndë./a.m/NOA.al