Transmetuar më 14-09-2019, 16:21

Dy persona u arrestuan sot në Vlorë, pasi kanë tentuar të fshehin fëmijën nga përmbarimi.

Policia informon se në pranga kanë rënë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Të arrestuarit nuk i kanë dorëzuar pas vendimit të gjatës fëmijën nënës, pas divorcit dhe vendimit të gjykatës, dhe duket se i ati dhe gjyshja e kanë fshehur kur ka shkuar përmbarimi të ekzekutojë urdhrin.

Mësohet se personat e mësipërm nuk kishin pranuar që t’ia dorëzonin fëmijën prindit tjetër, pas vendimit të gjykatës, duke e fshehur atë. Për pasojë, ata janë arrestuar nga uniformat blu.

Njoftimi i Policisë

“Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen "Kushtrimi" Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale "Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim" duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/a.m/NOA.al