Transmetuar më 14-09-2019, 16:54

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në burg 21 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit "Limit".

Ata u prangosën tre ditë më parë pas një operacioni të gjerë, të dyshuar se janë pjesëtarë të 4 grupeve kriminale.

Të arrestuarit dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Tre prej të arrestuarve u lanë në arrest shtëpie, Bektash Zenel,  Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në vitin 2016.

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së.

Më 12 shtator policia njoftoi arrestimin e 23 personave në Shqipëri dhe 34 të tjerëve në Greqi.  Grupet kriminale akuzohen për trafik droge por dhe organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Të arrestuarit pas operacionit “Limit”:

Vendimet e Gjykatës: Arrest me burg

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë

Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë

Aleksander Pepi alias Bani 38 vjeç, banues në Korçë

Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë

Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;

Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçe

Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë

Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë

Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë

E.M., 26 vjeç, banues në Korcë;

Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;

Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë

Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier

Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë

Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë;

Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë

Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës

Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës

Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë

Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë

Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë,

Arrest shtëpie

Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;

Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelene

Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë

/a.m/NOA.al