Transmetuar më 14-09-2019, 18:04

Keidi Bare dhe Armando Sadiku kanë aventurën së bashku tek Malaga, në ligën e dytë të Spanjës.

Dy lojtarët e kombëtares shpresojnë të jenë të suksesshëm këtë sezon, teksa Sadiku iu bashkua Malagës në formë huazimi pak ditë më parë.

Bere ishte me Kombëtaren, ndërsa u rikthye dhe gjeti te skuadra e tij edhe sulmuesin tjetër kuqezi, i cili nuk u grumbullua nga Edy Reja, për shkak mosaktivizimi.

Sulmuesi shqiptar u prezantua dhe u stërvit për disa ditë me pjesën tjetër të skuadrës, por pa Baren, i cili ishte i grumbulluar në ekipin përfaqësues.

Në përfundim të dy ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndaj Francës në Paris dhe Islandës në “Elbasan Arena”, mesfushori ofensiv 22-vjeçar u kthye pranë skuadrës.

Malaga postoi në rrjetet sociale, një foto të dy kuqezinjve, Sadikut e Bares, që u takuan me njëri-tjetrin në aeroportin e qytetit, duke i vendosur mbishkrimin “lidhja e Shqipërisë”./a.m/NOA.al