Transmetuar më 14-09-2019, 18:57

Ndodhin edhe mrekulli.

E tillë ka qenë ngjarja e ndodhur në Lodi, qytet në periferi të Milanos.

Një fëmijë vetëm 5-vjeç që ra nga kati i sipërm i një ndërtese trekateshe, por u prit nga një 20 vjeçar, para se të binte në tokë.

Adoleshenti po kalonte rastësisht poshtë pallatit kur ka vënë re se 5 vjeçari po lëvizte në bordurën e ballkonit të vilës së tij dhe duke vënë parë se ai rrëshqiti është hedhur për ta pritur duke ia dalë mbanë pavarësisht se fëmija ka pësuar disa dëmtime.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut në spital në Milano. Raportohet se djaloshi hero është lënduar në krah e këmbë, por pa pasoja./a.m/NOA.al