Transmetuar më 14-09-2019, 21:05

Romeo, Bora dhe Donaldi na kanë bërë shpeshherë të qeshim me skeçet e tyre në emisionin “Treshat”.

Në puntatën më të fundit, Bora e ka përzënë Romeon nga emisioni teksa luanin një skeç.Bora luajti rolin e të dashurës së Romeos ndërsa ky i fundit kishte ardhur nga disko i pirë.

Për të zbuluar nëse ai e ka tradhëtuar apo jo, Bora i kërkoi Romeos të telefononte Donaldin i cili luante mikun e ngushtë.

“Ti je me fat se ty të kërcenin ato gocat”, i tha Donaldi Romeos dhe Bora dëgjoi gjithçka.

Kaq mjaftoi që moderatorja ta përzinte Romeon duke i bërtitur: “Zhduku idiot, merr furçën e dhëmbëve dhe zhduku”.

Por sigurisht që gjithçka ishte pjesë e skeçit të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.