Transmetuar më 15-09-2019, 11:20

Një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi para pak minutash në fshatin Griq.

Mësohet se një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit.

Burimet bëjnë me dije se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët. Pasa aksidentit e plagosura është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/