Transmetuar më 15-09-2019, 15:05

Studiuesit kanë vërtetuar se pirja e çajit ka efekte pozitive në tru dhe “pengon” plakjen te njerëzit.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i rregullt i çajit mund të jetë një zgjedhje e thjeshtë jetese që sjell dobi për shëndetin e trurit.

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip me bazë në Universitetin Kombëtar të Singaporit analizuan skanimet MRI nga nje grup personash të moshës mbi 60 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit, nga Singapori, u pyetën gjithashtu se sa shpesh pinë çaj jeshil ose të zi, si dhe kafe.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që pinin çaj të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet, kishin lidhshmëri më të mirë të trurit. /k.k/noa.al/