Transmetuar më 15-09-2019, 15:40

Policia ka arrestuar dy persona të cilët u kapën duke transpostuar disa shtetas të huaj drejt kufirit me Malin e Zi.

Dy shkodranët u ndaluan në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe.

Në makinën e tyre ishin edhe tre shtetas të huaj nga vendet e treat të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë dhe po tentonin të kalonin në Mal të Zi e prej andej në Europë.

Dy të arrestuarit akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit të disa qindra eurove.

Një ditë më parë policia e Kukësit shoqëroi 26 shtetas irakianë, të cilin kishin hyrë në brendësi të territorit të Shqipërisë në rrugë të jashtligjshme. /k.k/noa.al/