Transmetuar më 15-09-2019, 15:55
Santiago Malko

Një person është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ai është 39-vjeçari Blendi Teta. Mësohet se ky person ka paguar që ngjarja në fjalë të mos zbardhet.

Sipas policisë, ai ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ish-polici u vra në datën 27 gusht në një rrugë të populluar, afër “Xhamllikut”.

Viktima, Santiago Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë. /k.k/noa.al/