Transmetuar më 15-09-2019, 16:57

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë në Itali.

Shqiptarët ishin në një automjet kur u përfshinë në ngjarje.

Aksidenti ndodhi në rrugën Carbone drejt Marcianise, në Parma, aty ku shqiptarët ishin me banim.

Shoferi ka humbur kontrollin e makinës e cila më pas përfundoi jashtë rrugës duke u përplasur me një shtyllë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë. /k.k/noa.al/