Masakra për pronat në Prishtinë, vdes edhe personi i tretë
Transmetuar më 15-09-2019, 18:47

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, të Kosovës.

Disa ditë më parë një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK konfirmon se ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me kallashnikov në rrugën “Muharrem Fejza”.

Viktima është Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943, ndersa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga familja e të ndjerit.

Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosur mbeti një i vrarë dhe tre  të plagosur.

Për këtë rast janë arrestuar fillimisht dy persona si të dyshuar, e më pas edhe një tretë.

Përleshja në periferi të Prishtinës ka ndodhur si pasojë e një konflikti pronësie, ndërmjet familjes Rafuna dhe Mehmeti.

Të plagosur ishin katër persona derisa njëri prej tyre kishte ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes.

I dyti kishte ndërruar jete në mbrëmje.

Loading...
Loading...