Transmetuar më 15-09-2019, 19:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndersa raportohet për 4 persona të plagosur.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku kanë marrë plagë tre drejtuesit e mjeteve si dhe një grua.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, ndersa nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Shkaku i aksidentet të trefishtë nuk dihet ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./a.k/noa.al/