Transmetuar më 15-09-2019, 20:03

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Policia jep detaje për noa.al, në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme ku janë përfshirë 2 automjete, një tip “Golf” dhe një tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/