Transmetuar më 16-09-2019, 08:58

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor 2019-2020 ta bëjë me 10 nxënës model, me notat 10.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka uruar 455 mijë nxënësit nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, për një vit sa më të mbarë shkollor.

“Mirwmwngjes 😃 dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Ditën e sotme  do të nisë viti i ri shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit konfirmoi se në bankat e shkollës këtë të hënë do të ulen për herë të parë 24 mijë në klasën e parë.

Ndërkohë që 272 mijë janë në sistemin 9-vjeçar dhe 90 mijë nxënës në gjimnaz. Në total ditën e sotme  do u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës./b.l/noa.al/