Transmetuar më 16-09-2019, 09:10

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ditën e sotme që përkon me nisjen e vitit të ri shkollor, ka zgjedhur të vizitojë shkollën e mesme Profesionale ‘Petro Sota’ në Fier.

Më anë të një mesazhi dhënë nga kjo shkollë, Ruçi u ka uruar nxënësve një vit të mbarë si dhe ka bërë nderime për mësuesit.

“Shkolla “Petro Sota” përgatit numrin më të madh të profesioneve. Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë.

Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza” kanë qenë disa nga mesazhet e Ruçit nga Fieri./b.l/noa.al/