Transmetuar më 16-09-2019, 19:53

Trajneri serb, Aleksandër Trifunovic, goditet nga një hemoragji celebreale në tru.

Ish-tekniku i ekipeve greke, Panionios në sezonin 2008-2009 dhe aktualisht i Igokea ka pësuar një goditje në tru.

Tekniku 52-vjeçar i telefonoi mikut të tij, Vuk Radivojevic, duke i kërkuar ndihmë dhe menjëherë pas kësaj ai u dërgua me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e Trifunovic.

Sipas mediave serbe, 52 vjeçari pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në bazë të raporteve të fundit, Trifunoviç arriti të telefononte ish-lojtarin serb Vuk Radijoneviç pasi u ndje keq.

Trajneri serb është nën mbikëqyrjen mjekësore dhe ende nuk është përcaktuar se sa kohë do të duhet të kalojë në spital.

Trifunovic ka drejtuar skuadra të tilla si Zalgiris Kaunas, Lietuvos Rytas, Crvena Zvezda, Pinar Karsiyaka./a.m/NOA.al