Transmetuar më 17-09-2019, 16:43

Një sërë lëkundjesh kanë tronditur Kosovën, gjatë orëve të fundit.

Tërmeti i parë ka lëkundur Istogun.

“Rreth orës 14:49 një termet ka goditur Istogun. Ka qenë e fuqisë së ulët 2.3 shkallë. Nuk raportohet për ndonjë dëm material apo ndonjë të lënduar. Epiqendra ka qenë 10 km në veriperëndim të Radavcit.”

Dy tërmete të tjerë kanë goditur zona të tjera të Kosovës, përkatësisht lëvizjet sizmike janë ndjerë në Dukagjin dhe Mitrovicë.

Që në orët e para të mëngjesit  janë ndjerë lëkundje të lehta ku deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Ndërsa disa orë më vonë, rreth orës 15: 00, tjetër tërmet u shënua Dukagjin. Edhe Shqipëria është lëkundur nga disa tërmete gjatë muajve të fundit. /a.m/NOA.al