Transmetuar më 17-09-2019, 18:06

Një mësuese është pushuar nga puna pasi refuzoi të abortonte fëmijën e saj. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë katolike në Britaninë e madhe.

Avokatët e Michelle Bolen pretendojnë se prifti i St Therese Catholic School në Kansas City, Misuri i tha asaj që kishte shkelur mësimet katolike dhe se duhej të bënte abort.

At’ Joseph Cisetti i tha se shkolla nuk duhej të merrej me skandalin e një mësuese të pamartuar që ngel shtatzënë.

Prifti gjithashtu thuhet në padi i tha Bolen se problemi nuk ishte shtatzënia por pandershmëria.

Sipas avokatit pushimi nga puna i mësueses është shkelje e Aktit të Abortit në Misuri të vitit 1986, i cili mbron gratë të pushohen nga puna për refuzimin e abortit. /k.k/noa.al/