Transmetuar më 17-09-2019, 21:34

Vdekje e tmerrshme për një fëmijë vetëm 4 vjeç pasi u qëllua fatalisht me armë zjarri nga vëllai i tij një vit më i madh. Ngjarja ka ndodhur në Fourt Iourth të Teksasit në SHBA, raporton noa.al. Djali 4 vjeçar gjeti një pistoletë që prindërit mbanin në shtëpi dhe duke e menduar si lodër, bëri një lojë të pafajshme moshe duke qëlluar me të, vëllain e tij 4 vjeçar, Truth Ollbrajt. Gjithçka ndodhi ndërsa në shtëpi gjendej edhe nëna e tyre e cila flinte gjumë. Vogëlushi i përgjakur u dërgua në spital ku dha frymën e fundit megjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtue në jetë. Një zyrtar i policisë lokale tha se nuk u ngritën akuza ndaj prindërve të të vegjëlve. Çdo vit në SHBA humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri rreth 1700 fëmijë nën moshën 13 vjeç. Pjesa më e madhe e tragjedive ndodhin në raste të ngjashme si ngjarja e dhimbshme në familjen Ollbrajt. /noa.al/