Transmetuar më 18-09-2019, 17:38

Pas skandalit seksual që bëri bujë në një nga universitetet publike shqiptare, dhe perceptimit të gabuar që ekziston se faji është edhe i vajzave që vishen në mënyrë provokuese, dhe jo i standardit profesional, etik dhe moral të stafit pedagogjik, të cilët fare mirë me një rregull mund të ndalojnë çdo lloj veshjeje, nga Anglia, aty ku ndodhet universitetet më të mira në botë, vijnë pamje spektakolare.

"Fresher Week”, ose “Java e studentëve të vitit të parë”, siç quhet ndryshe, është java e fundit e pushimeve përpara se ato të futen në sistemin universitar në Angli.

Për këtë arsye, universitetet e kanë zakon që të bëjnë organizime të ndryshme, në mënyrë që të sapoardhurit të njihen me njëri-tjetrin dhe me institucionet një javë para se të fillojë shkolla.

Ashtu si edhe herë të tjera, festa ka dalë jashtë kontrollit dhe është dashur madje ndërhyrja e policisë. Por kur futen në oborret akademike, si në Oxford, Cambrige, apo në çdo lloj tjetër universiteti publik apo privat, të gjithë studentët i nënshtrohen një standardi, pavarësisht statusit social dhe shoqëror: kush di dhe mëson: kalon. Të tjerët, le të bredhin rrugëve. /a.m/NOA.al