Transmetuar më 18-09-2019, 18:14

PSG-Real Madrid dhe Atletiko Madrid-Juventus janë dy ndeshjet më të forta që do të luajnë sonte raundin e parë në Champions League.

Në takimin mes francezëve dhe spanjollëve do të mungojnë shumë lojtarë kryesorë, si Kavani apo edhe Mbape.

Edhe pse ka shpenzuar shumë, skuadra e PSG-së nuk ka arritur të bindë në këtë kompeticion, ndërsa Reali është ekipi me më shumë tituj, plot 13.

Në ndeshjen tjetër, Atletiko dhe Juventus janë me organikë të plotë të lojtarëve. /k.k/noa.al/