Transmetuar më 18-09-2019, 18:33

Të paktën 23 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë.

Mësohet se fëmijët ishin në gjumë në momentin e ngjarjes tragjike.

Policia i ka thënë BBC-së se autoritetet janë ende në kërkim të trupave.

Presidenti i Liberisë, George Weah ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në një postim në rrjetin social Tëitter.

Ndërkohë po hetohet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. /k.k/noa.al/