Transmetuar më 18-09-2019, 18:56

Nusja shtatzënë vdes para se të arrinte në altar, duke e lënë dhëndrin që të bëhet baba, pasi ishte shtatzënë. Pas një operacioni në spital mjekët ia dolën të shpëtonin vetëm fëmijën e saj.

Xhesika Guedes ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe dukej e shëndetshme, para ngjarjes.

Familja e saj fillimisht mendoi se ishte në ankth për martesën e saj në Sao Paulo, Brazil.

Me profesionin infermiere ajo vuajti nga "preeklampsia" dhe vdiq nga një goditje, para se të arrinte në altar.

Infermierja Xhesika Guedes, 30 vjeçe,  ndërsa ishte në limuzinë gjatë rrugës për në kishë të Dielën në Sao Paulo, u ndje keq.

Në fillim familja e saj mendoi se ajo vuante nga ankthi për ceremoninë, pasi u ankua se ndjeu marramendje dhe dhimbje të forta, në qafë.

Ata nuk ishin të vetëdijshëm se viktima po vuante nga preeklampsia, e cila do t’i merrte asaj jetën, duke mos arritur dot të shohë as vajzën, që lindi mes një procesi të vështirë.

I fejuari i saj, toger zjarrfikës, Flavio Gonçalvez, 31 vjeç, i cili ishte duke pritur në altar, u befasua nga vonesa.

Në një intervistë për "Magazine", dhëndri tha: ‘Unë u shqetësova sepse e prisja atë në altar. Një kushëri i saj vrapoi poshtë tapetit dhe më tha që ajo ndodhej jashtë".

"Hapa derën e makinës dhe ajo ishte shtrirë, por rimori vetëdijen për të folur me mua. Unë i thashë: "Jam këtu"‘.

"Ajo u përgjigj se gjithçka ishte mirë, por kishte një dhimbje të fortë në pjesën e prapme të qafës. Në atë moment, si shpëtimtar, pasi kam shtatë vjet me radhë pranë Departamentit të Zjarrit, veprova shpejt."

"E nxora nga limuzina, i dhashë ndihmën e parë dhe kërkova ndihmë nga miqtë e mi të zjarrfikësve që kishin ardhur si mysafirë."

Ndërsa ata e çuan në spital, mjekët arritën të shpëtonin vetëm fëmijët e saj, ndonëse me lindje të parakohshme./a.m/NOA.al