Transmetuar më 18-09-2019, 19:40

Pronari i një shtëpie në Gjeorgji ka qëlluar për vdekje tre adoleshentë, që i hynë të maskuar në pronë për ta grabitur.

Adoleshentët e maskuar ishin njëri 15 vjeç ndërsa dy të tjerët 16 vjeç. Ata u afruan tre banesa rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës.

Njëri nga hajdutët nxori armën dhe qëlloi disa herë, ndërsa pronari i shtëpisë iu përgjigj po me armë.

"Tre të dyshuarit për grabitje në tentativë u qëlluan gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe humbën jetën nga plagët e marra. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy të tjerët në spital”, njoftoi policia.

Emrat e adoleshentëve nuk u bënë publike. /k.k/noa.al/