Transmetuar më 19-09-2019, 13:00

“Ky është moment jashtëzakonisht emocionues për Zelandën e Re lidhur me marrëdhëniet me Kinën, më falni, me Japoninë”, tha ajo në Tokio, në fjalinë e parë, pas një takimi zyrtar me homologun e saj japonez.

Ka qenë kjo deklarata e kryeministres së Zelandës së Re në Japoni, duke shkaktuar reagime të forta në media, por edhe tallje.

Vizita katërditore e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern në Japoni, nisi me një gafë të madhe, teksa politikania ngatërroi Kinën me Japoninë, dy shtete aziatike që rivalizojnë me njëra-tjetrën për kontrollin e tregjeve .

Ardern fajësoi lodhjen nga udhëtimi për mbi ngatërresën.

Pas një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ajo tha se të dy vendet ranë dakord për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik bashkëpunues. /a.m/NOA.al