Media në zi! Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare, mbylli sytë gjatë lindjes
Transmetuar më 19-09-2019, 17:20

Ka ndërruar jetë gazetarja e Radio Televizionit Kosova, Ardita Sylejmani. Gazetarja e njohur u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë gjatë lindjes së fëmijës.

Mediat në Kosovë shkruajnë se gjatë ndërhyrjes ajo ka pasur kumplikacione shëndetësore të cilat rezultuan fatale për jetën e saj.

Sylejmani la pas tre fëmijë bashkë me vajzën e sapolindur, e cila gëzon shëndet të mirë.

Thuajse gjithë karrierën e saj, Ardita Sylejmani ia kushtoi ekranit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...