Transmetuar më 19-09-2019, 18:54

Dy infermiere nuk u kujdesën si duhej dhe ndikuan vetëvrasjen e një vajze, 22 vjeçe, e cila ishte e shtruar në një spital të shëndetit mendor. Nga hetimet rezultoi se infermieret "ishin shumë të zëna, duke kërkuar në internet për të kaluar pushime si dhe dëgjonin muzikë në telefonat e tyre."

Lauren Ellis ishte një paciente me rrezik të lartë, e cila ishte shtruar në një qendër të shëndetit mendor në Guernsey, Britani.

Pas shtrimit në spital, 22-vjeçarja ishte planifikuar që të kontrollohej në çdo 15 minuta nga infermierët.

Por infermierët Rory McDermott dhe Naomi Prestidge dështuan të bënin kontrolle të rregullta.

Lauren Ellis (në foto) u gjet e mbytur me një lidhëse rreth qafës, pasi infermierët e shëndetit mendor nuk arritën ta kontrollojnë atë, siç duhej, në vendin ku ishte shtruar, duke shkaktuar reagime të forta në Britani.

Dy infermieret e shëndetit mendor, edhe pse 22-vjeçarja ishte e njohur si një paciente me rrezik të lartë dhe për këtë arsye duhej të kontrollohej shpesh, akuzohen për shpërdorim detyre, por edhe kallzim të rremë.

Përkundër kësaj, rezultoi se në gjashtë kontrollet e fundit para se të vdiste, kontrollet nuk ishin kryer, duke çuar në arrestimin e infermierëve të shëndetit mendor, Rory McDermott, 32 vjeç, dhe Naomi Prestidge, 31 vjeç.

Ata të dyja e mohuan vrasjen përmes pakujdesisë, ngjarje e ndodhur më 12 tetor 2017.

Por në gjyq u  zbulua se ishin kapur në kamerat me këmbët lart, duke shfletuar internetin për ta kaluar pushimet, si dhe duke dëgjuar muzikë në telefonat e tyre, në vend që të bënin kontrollet e planifikuara. Kështu që gjykata pas arrestimit i akuzoi edhe për kallzim të rremë, duke parashikuar një dënim edhe më të rëndë për ta, aty ku ligji nuk fal askënd. /a.m/NOA.al