Transmetuar më 19-09-2019, 21:28

Një ligj i ri shumë i diskutuar pritet të miratohet në Indonezi.

Ligji i ri kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.

Projekt-ligji i është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha aprovim të mërkurën.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë por vetëkonsiderohet si shtet tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh./a.k/noa.al/